Maqedoni

Kumanovë, RMV: Zejet dhe zejtarët në gjendje të vështirë

30.05.2021 16:11

Zejet dhe Zejtarët në vendin tonë çdo ditë e më tepër po përballen me krizë të thellë ekonomike...

Zejet dhe Zejtarët në vendin tonë çdo ditë e më tepër po përballen me krizë të thellë ekonomike si pasojë e gjendjes aktuale me Pandeminë e Korona Virusit.
 
Nga Oda e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për TVM2, thonë se si pasoj e pandemisë, por edhe si pasojë e vonesës së pakos së pestë ekonomike që kishte për qëllim sadopak zbutjen e krizës ekonomike, shumë nga Zejet dhe Bizneset e ndryshme në vend u detyruan të mbullin veprimtaritë e tyre. 
 
“Në të gjitha aspektet, ekonomia dhe bizneset janë duke çaluar pasiqë që kemi një situate të palakmueshme në vendin tonë, sidomos Zejtaritë e vjetra dhe ata që ishin duke punuar me kufizime janë për momentin në gjendje të palakmueshme, si pasoj e kësaj në nivel republikan afër 100 Zejtari janë mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, si dhe për faktin se nuk kanë mundur të aplikojnë së paku për subvencionimin e tyre pasiqë shumica e tyre kanë punuar në mënyrë jolegale apo ishin të paregjistruar”, tha për TVM2, Agron Fazliji.
 
Ndërkohë, ditëve të fundit një numëri të konsiderueshëm të zejtarëve, nga ana e Drjetorisë për të Ardhura Publike, si pasojë e mos pagesës së kontributeve, të njejtëve iu bllokuan xhirollogaritë. 
 
“Na kanë ardhur lajmërime që “DAP” i ka bllokuar xhirollogaritë e disa Zejtarive në vendin tonë, por ne sikurse më herët edhe sot dërguam kërkesë deri tek “DAP”, që mos të bllokojë punën e Zejatrëve sepse nuk jemi ne apo Zejtarët fajtorë pse u vonua aplikimi I pakos së 5 ekonomike”, tha për TVM2, Agron Fazliji.
 
Agron Fazliji, u bën apel të gjithë Zejtarëve, që të regjistrohen në Odat Regjionale të Zejtarëve të RMV-s, me të gjitha dokumentacionet e kompletuara, pasi siç thot ai, ndihma e subvencionimit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë ishte e mjaftueshme sa për të mbijetuar dhe motivuar Zejtarët të vazhdojnë më tutje.
 
FATLUM AQIFI