Maqedoni

Strugë, çiklistët kërkojnë rrugë të sigurtë për biçikleta

30.05.2021 16:34

Çiklistët e Strugës sërish kanë apeluar që të ndërtohet një shteg i sigurtë biçikletash në rrugën e vjetër Strugë – Ohër...

Çiklistët e Strugës sërish kanë apeluar që të ndërtohet një shteg i sigurtë biçikletash në rrugën e vjetër Strugë – Ohër. Apeli vjen pasi disa ditë më parë sërish ndodhi një aksident ku u lëndua rëndë një çiklist nga Struga në rrugën Ohër – Shën Naum, afër vendbanimit Eleshpec.
 
Atletët ankohen dhe thonë se nuk kanë rrugë stërvitore rekreative, kështu që ata zakonisht stërviten në rrugën e vjetër midis dy qyteteve, rrugë e cila është shumë e pasigurtë dhe shpesh ndodhin aksidente. 
 
“Është për të ardhur keq për qytete si Ohri dhe Struga të mos kenë një rrugë biçikletash. Ne çiklistët çdo dit pengohemi që të shijojmë sportin tonë, a duam të bëjmë sport”, u shpreh sportistja dhe çiklistja Mimi Stojanoska.
 
Atletët, përmes një proteste masive paqësore në muajin mars në Strugë, kërkuan që komunat të zhvillojnë një takim urgjent me Rrugët e Maqedonisë dhe të marrin masa për të ndërtuar një rrugë të sigurtë biçikletash.
 
“Besoj se mund të bëhet kjo, ne jemi të hapur për bashkëpunim. Unë apeloj që sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhet një projekt, është e mundur të bëhet një shteg biçikletash që do të lidhë qytetin e Ohrit dhe Strugës", theksoi Stojanoska.
 
Pesë vjet më parë, IPA nga Ohri afirmoi idenë e ndërtimit të një shtegu të sigurt biçikletash në rrugën Strugë – Ohër. Para dy muajsh në këtë rrugë ndodhi një aksident i rëndë, ku humbi jetën një çiklist 17 vjeçar nga Livadhia e Strugës.  
 
ILMIJE ZHAKU