Maqedoni

Bekteshi: Mbikqyrje të jashtzakonshme të naftës, të martën, analizat e cilësisë së mazutit

30.05.2021 16:57

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtoresha e Inspektoratit shtetror...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtoresha e Inspektoratit shtetror të tregut Aneta Simeska Dimovska paralajmëruar se fillon kontrolli I cilësisë i të  gjitha derivative të naftës përmes laboratorit mobil.
 
Sipas tyre janë intensifikauar kontrollet në pompat e benzinës dhe depotë ku ruhen derivatet e naftës me qëllim që të matet cilësia e mazutit dizelit dhe benzinës së importuar. Sipas Bekteshit mazuti kontrollohet në laboratore të akredituara dhe thotë se veçmë janë kthyer disa cisterna por nuk deshiron  të përmendë emrat e kompanive. 
 
"Me siguri që ka pasur çështje që kanë qenë jashtë rregullores e cila tregon sa I përket parametrave cilësor në kuadër të naftës dhe derivative të naftës, nuk është e ndershme nga ana jonë si bartës të funksioneve që të përmendim kompani por me siguri që kur të përfundojë e gjithë procedura  të dalin në shesh kompanitë që e kanë keqpërdorur kualitetin e naftës dhe derivative të naftës", u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
"Analizat kanë të bëjnë me cilësinë e derivative duke u bazuar në rregulloren. Planifikohet që këto kontrolle të bëhen në hyrje të shtetit, respektivisht në kufi me qëllim që  të parandalojmë hyrje të derivative me cilësi joadekuate në tregun e brendshëm", theksoi ud dretoresha e inspektoratit shteëror të tregut Aneta Simeska Dimoska.
 
Të gjitha parregullsitë dhe emrat e kompanive do të kumtohen të marten. Këto siç thuhet janë pompa benzini dhe importuesit që mbulojnë pjesën më të  madhe të tregut me derivatet e naftës. 
 
FLUTRA LATIFI