Maqedoni

Informacionet për krimin në KXE – Manastir, Nikolovski: Erdhën nga një anëtarë i lartë i LSDM

30.05.2021 17:24

Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski tha se ata mësuan për rastin e zhvatjes prej 250 mijë eurosh...

Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski tha se ata mësuan për rastin e zhvatjes prej 250 mijë eurosh në Kombinatin Xeheror – Energjetik – Manastir nga një zyrtar i lartë në LSDM dhe kanë dokumentacion për rastet e tjera të korrupsionit të partisë në pushtet.
 
Ai kërkoi nga LSDM  të ndalojë këtë mënyrë të vepruari dhe në vend që të ndjekë penalisht ata që pretendohet se kanë dhënë informacionin, ata duhet të ndjekin penalisht ata që çuan në një zhvatje të tillë prej 250 mijë euro, dhe të mos sillen kaq turpshëm dhe të ndjekin njerëz.
 
"Informacionet deri te VMRO DPMNE nuk arritën nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, as nga inspektorët që ndjekin penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, por erdhën nga një anëtar i udhëheqjes së lartë të LSDM, të cilin për shkak të ligjit për mbrojtjen e denoncuesve unë nuk mund të përmend me emër dhe mbiemër, por unë e përsëris informacionin për krimin në Kombinatin Xeheror – Energjetik – Manastir dhe për zhvatjen në Kombinatin Xeheror – Energjetik- Manastir erdhën nga një anëtar i rangut të lartë i udhëheqjes më të afërt të LSDM-së. Dhe gjëja e dytë që dua të them është se për momentin VMRO-DPMNE ka dokumente të shumta për çështje të tjera dhe skandale të një natyre të korruptuar që ne do t'i paraqesim para opinionit  në periudhën e ardhshme të cilat gjithashtu merren nga zyrtarë të lartë të LSDM-së", u shpreh nënkryetari i VMRO – DPMNE - së, Aleksandar Nikollovski.