Maqedoni

Bixhova e Strugës shembull i bashkëjetesës

30.11.2014 17:05

Fshati Bixhovë i Strugës është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe maqedonasve...

Edhe pse 80 për qind janë shqiptarë të gjithë jetojnë pa bërë asnjë dallim.

Mblidhen bashkë për dasma dhe morte sepse siç thonë ata edhe gëzimi dhe hidhërimi kalohen më lehtë kur ke pranë miqtë.

Në shkollën fillore të fshatit edhe pse vijon mësimin vetëm një nxënës maqedonas respekti dhe përkushtimi ndaj tij është i barabartë si për  30 nxënësit shqiptarë.

Bixhova ndoshta është vendi nga duhet të marin shembull të gjithë sepse në Maqedoni bashkëjetesa mes etniteteve, është e vetmja mënyrë për funksionimin e vetë shtetit.

RINA TURKESHI - SAHITI