Botë

Shqipëri: 12 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit; Imunizimi në Shqipëri, Rama: Mbi 770 mijë vaksinime, nesër 11,700 Pfizer

30.05.2021 17:51

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë kryer 2,170 testime,,,

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë kryer 2,170 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. 
 
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë. Në Shqipëri nesër priten të mbërrijnë 11,700 doza Pfizer.
 
Kryeministri Edi Rama informon se deri tani janë kryer mbi 770 mijë vaksinime, ndërsa vijon pa u ndalur vaksinimi masiv.
 
Shifrat e infektimit dhe vdekjeve nga covid kanë ardhur duke rënë në Shqipëri, ndërsa nga 1 qershori masat do të lehtësohen.
 
“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid”, tha Rama.