Botë
Inteligjenca britanike: E mundshme teoria koronavirusi ka rrjedhur nga një laborator
30.05.2021 18:17
Operatorët e inteligjencës britanike besojnë që është e mundshme që pandemia e koronavirusit...

Operatorët e inteligjencës britanike besojnë që është e mundshme që pandemia e koronavirusit të ketë nisur nga një rrjedhje në një laborator kërkimi në Wuhan. Tashmë po hetohet mundësia që një “rrjedhje” nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, të ketë nisur pandeminë që u ka marrë jetën më shumë se 3.5 milionë personave.Kjo teori është mohuar kategorikisht nga Pekini, por ka nxitur burimet diplomatike të SHBA-së të ndajnë shqetësimet e tyre.
Javën e kaluar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka thënë Agjencive të Inteligjencës që të shikojnë teorinë e rrjedhjeve të laboratorit, së bashku me origjina të tjera të mundshme për koronavirusin dhe t’i dërgojnë një raport atij brenda 90 ditësh.
Brazil: Protesta ndaj menaxhimit të pandemisë
Nëpër rrugët e Brazilit është protestuar ndaj menaxhimit të pandemisë nga Qeveria e presidentit Jair Bolsonaro.Në kryeqytetin Brasilia, mijëra persona kërkojnë shkarkimin e presidentit, si dhe sigurim të më shumë vaksinave. Nërkohë në Kinë një grua 61 vjeçare, u diagnostikua me koronavirus vetëm tre javë para se Kina të pranonte publikisht ekzistencën e Covid-19.
Sipas artikullit të Daily Mail, një zyrtar i lartë kinez bëri një gabim duke zbuluar emrin, adresën dhe detajet e një prej personave të parë të dyshuar se ishin infektuar me Covid-19 në Wuhan, tre javë para se autoritetet e Pekinit të publikonin shifrat zyrtare.Sipas të dhënave, “Pacienti Zero” jetonte rreth një milje larg nga një prej laboratorëve kryesorë të koronavirusit në qytetin kinez.
Nga ana tjetër, deputeti britanik Tom Tagenhat, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme tha se kishte ardhur koha që Kina të hapte të gjitha dosjet e saj në mënyrë që njerëzit të mësojnë të vërtetën në lidhje me origjinën e Covid-19.
Covid botë: 170 milionë të infektuar
Ndërkohë numri i rasteve të të infektuarve në mbarë botën ka shkuar mbi 170 milionë.Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 170.157.408 raste me COVID-19.Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 34.022.657.
FLUTURA LATIFI
