Botë

Florida: Dy të vrarë e dhjetëra të plagosur nga të shtënat

30.05.2021 18:45

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave...

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë jashtë një klubi të bilardos në Florida. 
 
Një Nissan Pathfinder i bardhë ndaloi para lokalit dhe tre persona të armatosur dolën dhe filluan të hapnin zjarr në turmën që ishte mbledhur për një koncert në vend, tha drejtori i policisë Miami-Dade Alfredo Ramirez.
 
Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 20-25 të tjerë janë në spitale të ndryshme, tha Ramirez.
 
“Këta janë vrasës me gjak të ftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi,” shkroi Ramirez në Twitter.
 
Ai po kërkon nga cilido që ka informacion të kontaktojë autoritetet.