Botë
Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë, Etna dhuron pamje magjepse në qiell
30.05.2021 19:12
Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, ka shpërthyer për të disatën herë këtë të diel...

Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, ka shpërthyer për të disatën herë këtë të diel, duke dhuruar pamje magjepsëse në qiell.
Rrjedha të gjata të lavës së nxehtë ka rrëshqitur poshtë kraterit jug-lindor të vullkanit edhe gjatë të dielës. Vullkani në malin Etna në ishullin e Siçilisë, shpërthen shpesh, por rrallë shkakton dëme.
Edhe pse konsiderohet se nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, ai sërish monitorohet me rreptësi të madhe.
Ai nuk ka qenë aktiv prej muajsh, por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.
