Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak viziton sot Kosovën

31.05.2021 09:40

Përfaqësuesi Special i BE-së...

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën sot dhe neswr.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz. Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.

Për vizitën, përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të martën.