Maqedoni

Sinadinovski: Në Maqedoni jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë ortodoksë

30.11.2014 17:14

Idea për themelimin e kishës ortodokse shqiptre është me kërkesë të besimtarëve të cilët në Maqedoni janë më shumë se 70 mij thotë profesor Branisllav Sinadinovski...

Ai e përkrah vendimin e Kishës ortodokse maqedonase që të ketë liturgji edhe në gjuhën shqipe.Pret edhe përkarhje nga zz Stefan, sepse sic thotë Kisha Ortodokse shqiptare do të mund të ndihmojë edhe për një pjesë të problemeve me të cilat përballet Kisha Ortodokse Maqedonase. 
 
“Nga formimi I saj nuk duhet askush të frigohet në Republikën e Maqedonisë e më së paku kasha Ortodokse Maqedonase sepse formimi I Kishës Ortodokse shqiptare mundet vetëm të lehtësojë procesin respektivisht problemet me të cilat përballet kryesia e Kishës Ortodokse maqedonase”, deklaroi Branisllav Sinadinovski.
 
Sinadinovski heq dorë nga akuzat se ai mund të jetë si Vranishkovski.Për të është absurd që dikush të frigohet nga krijimi I Kishës ortodokse shqiptare sepse këtë e lejon edhe kushtetuta.
 
Shqiptarët ortodoks  kanë preardhjene tyre nga rajoni I rekës ,dhe duke u thirrur nga të dhënat nga shekulli I pesëmbëdhjetë Sinadinovski vlerëson se, tani në Maqedoni jetojnë 70 deri më 75 mij shqiptar ortodoks.Me krijimin e kishës sipas tij do të realizohet amaneti I Josif Bagerit përmendorja e të cilit do të vendoset në Qendër të Shkupit.
 
FLUTURA LATIFI