Shkup, delegacioni i Vermontit për vizitë në RMV
Zëvendësguvernatorja e Vermontit, Molli Grej...

Nje Delegacion nga Vermonti i kryesuar nga Zëvendësguvernatorja, Molli Grej dhe sekretarja për Tregti dhe Zhvillim të Komunitetit, Lidzi Kërll dhe gjeneral majori Greg Najt ,vizitojnë Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Programit për Partneritet Shtetëror, njofton Ambasada e SHBA-së.
Delegacioni në vendin tone do të qëndrojë deri më 3 qershor.Qëllimi i vizitës ka të bëjë me avancimin e partneritetit 28-vjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Delegacioni do të takojë përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit lokal për të diskutuar mundësitë për zgjerim të partneritetit ushtarak dhe perspektivave ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit.
Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të merr pjesë në Ditën për mysafirë të lartë në suaza të stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur 21”.
Do të realizohen takime edhe me zv/ kryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministrin Venko Filipҫe dhe ministrin e Bujqësisë, Arianit Hoxha.
Programi për Partneritet Shtetëror lidh shtetet në SHBA me vende të tjera për të siguruar siguri dhe për të nxitur marrëdhënie ekonomike.
