Tiranë, shkarkimi i Metës, Kuvendi cakton datën e votimit
31.05.2021 10:47
Kuvendi i Shqiperise sot duhet te mbledhe ne nje konferencë kryetaret....

Kuvendi i Shqiperise sot duhet te mbledhe ne nje konferencë kryetaret, per te caktuar daten e seancës se kur do të diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Krahas saj, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë edhe rreth kohës së debatit që do të zhvillohet në këtë seancë kaq të rëndësishme të Kuvendit.
Më 28 maj, komisioni hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e presidentit. Sipas raportit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë.
