Tentimet për largimin e Netanyahut, Izrael: Qeveria i tha “PO” Qeverisë së ndryshimit

31.05.2021 11:07

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Naftali Bennett....

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Naftali Bennett ka dhënë mbështetjen e tij për një “qeveri të ndryshimit” në Izrael për të larguar nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu, në atë që do të ishte fundi i një epoke politike.

Vendimi i njërit nga liderët e opozitës, mund të lejojë shefin e opozitës Yair Lapid të krijojë një koalicion të partive të krahut të djathtë, qendrës së majtë dhe t’i dorëzojë Netanyahut humbjen e tij të parë zgjedhore që nga viti 1999.

Lapid, kreu i partisë centriste që përfundoi i dyti pas Likud të krahut të djathtë të Netanyahut,  pritet kete jave te përballet me një mundësi  per mandatar i ri i qeverise nga presidenti i Izraelit për të njoftuar një qeveri të re.

Shanset e Lapid për sukses i janë lënë kryesisht Bennett, një ish-shef mbrojtje, gjashtë vendet e partisë Yamina në parlamentin me 120 anëtarë janë të mjaftueshëm për t’i dhënë atij statusin e krijuesit të “mbretit”.

Izraeli ka mbajtur katër palë zgjedhje që nga prilli i vitit 2019.