Zelanda e Re, përmbytjet më të mëdha në 100 vitet e fundit

31.05.2021 12:03

Zelanda e Re ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme...

Zelanda e Re ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve që konsiderohen ndër më të rëndat në 100 vitet e fundit. Rajoni i Kantërbërit u godit më fortë nga shirat e rrëmbyer.
 
Ujërat vërshuan në rrugët e banesat në lindje të vendit, duke detyruar evakuimin e mbi 3,000 familjeve. Në disa zona, ushtria ndërhyri me helikopterë. Dalja e lumenjve nga shtrati mbetet aktualisht kërcënimi më i madh. Qeveria thotë se është herët të flitet për dëmet, por ka nisur t'u shpërndajë ndihmat e para më të prekurve.