Maqedoni
Jankullovska: Në konkursin për polic do të respektohet përfaqësimi
30.11.2014 17:50
Edhe më tej mbetet interesim tejet I madh për tu punësuar në MPB...

Në konkursin e fundit për pranimin e 400 policëve janë paraqitur gjithsejt 3273 kandidatë prej të cilëve 2703 janë meshkuj dhe 570 femra.
Kandidatët më të mire trajnimin do ta fillojnë vitin e ardhshëm.Ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankullovksa sot ishte e pranishme në tranimet fizike të kandidatëve të paraqitur.
"Ky është konkursi i tretë i cili zbatohet që nënkupton që procesi I eliminimit ka ndryshuar.Kandidatët të cilët do të kalojnë një faze kanë mundësi që të kalojnë në fazën tjetër deri sa të arrinë seleksionimin final Presim që kësaj rradhe të bëjmë përzgjedhjen e më të mirëve”, shprehet ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankullovksa.
Sipas Jankullovskës përfaqësimi i drejtë do të respektohet por kriteret janë të njëjta për të gjithë kandidatët.
“Deri më tani nuk kemi pasur problem me përfaqësimin e etniteteve dhe MPB ka të punësuar nga të gjitha bshkësitë etnike cdoherë kemi pasur kandidat të mjaftueshëm nga të gjitha bashkësitë etnike por kuptohet se edhe për përfaqësuesit e bashkësive etnike vlejnë kriteret e njejta si për kandidatlt tjerë dhe ka me të vërtetë kandidatë cilësor të cilat pa asnjë problem i tejkalojnë të gjitha fazat eliminatore”, shprehet ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankullovksa.
Faza e ardhshme është testi psikologjik ndërsa më pas, vjen testimi me shkrim ku kandidatët duhet të tregojnë aftësi edhe në ese.
FLUTRA LATIFI-TOPOJANI
