Ekonomi
KRRE: Prej mesnate, karburantet për 0.5 den. më shtrenjtë
31.05.2021 14:29
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që nga mesnata të shtrenjtojë çmimet me pakicë të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që nga mesnata të shtrenjtojë çmimet me pakicë të derivateve të naftës. Çmimi i karburanteve do të shtrenjtohen për gjysmë denari për litër. Më konkretisht çmimi me pakicë për një litër Euro Super BS-95 do të kushtojë 67.50 denarë, Euro Super BS-98 do të kushtojë 69.50 denarë për litër dhe Euro Dizeli do të shitët për 60.00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet në 33.881 denarë. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i pandryshuar. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata, deri të hënën e ardhshme.
