Maqedoni
KE: Asnjë kufizim në udhëtim për të vaksinuarit
31.05.2021 16:34
Komisioni Evropian u propozoi të gjitha vendeve anëtare të BE-së...

Komisioni Evropian u propozoi të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës.
KE propozon që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina gjatë udhëtimeve brenda Unionit, me kusht që të kenë marrë dozën e fundit të vaksinës së paku 14 ditë para udhëtimit. E njëjta edhe për ata që dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin.
Për të tjerët, KE propozon që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë. Për zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ.Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe do të kërkohet karantinë vëtëm derisa të jenë në pritje të rezultatit të testit.Vetëm për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, me situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.
Në vjeshtë ndërkohë pritet vendimi i BE-së për vaksinën ruse "Sputnik V". Gati 70 shtete , mes tyre edhe Maqedonia e Veriut, por edhe dy vende të BE Hungaria dhe Sllovakia, përdorin "Sputnik V" edhe pse EMA nuk e ka aprovuar të njejtën.
Deri tani në BE është dhënë leje për përdorimin e vaksinave BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.
