Maqedoni

LSDM: Vërehet shqetësimi i VMRO-DPMNE

30.11.2014 17:56

Ka reaguar LSDM pas kumtesës së VMRO-DPMNE-së, e cila e ftonte LSDM-në që ti publikojë sa më shpejtë argumentet mbi “bombën” e paralajmëruar...

LSDM do t’i publikojë argumentet, populli do të jenë ata që do të dënojnë këtë pushtet, thonë nga LSDM-ja.

“E kuptojmë shqetësimin e VMRO-DPMNE-së. Të ishte i përgjegjshëm ky pushtet do të merrej me zbardhjen e rastit për falsifikimin e pasaportave dhe nuk do të shpërndanin gjuhë të urrejtjes me anë të kumtesave, kjo edhe më tepër e tregon gjendjen brenda pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.