Botë

Përgjimi i liderëve europianë, politikanët e cilësojnë si skandal

31.05.2021 17:15

Shërbimi sekret danez e ka ndihmuar Agjencisë amerikane për Siguri Nacionale për t’i spiunuar liderët europianë...

Shërbimi sekret danez e ka ndihmuar Agjencisë amerikane për Siguri Nacionale për t’i spiunuar liderët europianë, përfshirë edhe kancelaren gjermane Merkel dhe kryetarin Shtanmajer, shkruajnë disa media evropiane. Si burim informacionesh kanë shfrytëzuar stacionin për përgjim "Sandager Gardan" në afërsi të Kopehages, ku është vendosur nyja e një rrjeti interneti të rëndësishëm. Edhe pse Kopenhaga ka qenë e informuar për këtë që nga viti 2015, nuk e ka informuan shtetin fqinj, Gjermaninë.
 
“Është shokant fakti se agjencitë mike të përgjimit, përgjojnë dhe spiunojnë funksionarë të lartë të vendeve tjera. Ky është element që tregon se shikojnë jetën e tyre. Nga aspekti politik, ky është skandal.”,- deklaroi ish kandidati për kancelar gjerman, Per Shtajnbrik.
 
Përveç politikanëve gjermanë janë spiunuar edhe zyrtarë skandinavë dhe francezë.
 
“Mes vendeve europiane ka besim të mirë. Presim zgjidhje për të ardhmen.”,- tha ministri i mbrojtjes i Norvegjisë, Frank Bakke Jensen.
 
“Suedia ka parashtruar disa pyetje. A janë shfrytëzuar platformat daneze për përgjim të politikanëve suedez dhe a është involvuar edhe ndonjë shtet tjetër.”,- theksoi ministri i mbrojtjes i Suedisë, Peter Hultqvist.
 
Për shkak të bashkëpunimit të madh mes dy shteteve,  qeveria e Kopenhagës më herët ka shkarkuar tërë ekipin e përgjimit.
 
“Duhet patjetër ta kuptoni sistemin e  agjencive të përgjimeve. Nuk bazohen në miqësi apo në  qëndrim moral dhe etik. Ata implementojë interes.”,- tha ish shefi i këshillit hulumtues të NSA-së, Patrik Zensburg.
 
Nxitje për zbulimin e këtij procesi sipas burimeve mediatike  është marrë bashkëpunëtori i mëparshëm i CIA-s dhe NSA-së, Edward Snowden, i cili zbardhi një sërë dokumente për përgjim masiv të shërbimeve telefonike dhe internetit. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU