Botë

Shkarkimi i Ilir Metës, parlamenti duhet të vendosë më 9 qershor

31.05.2021 18:06

Më 9 qershor, Parlamenti do të vendosë me votë nëse Ilir Meta do të shkarkohet apo jo nga detyra e presidentit....

Më 9 qershor, Parlamenti do të vendosë me votë nëse Ilir Meta do të shkarkohet apo jo nga detyra e presidentit. Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar gjetjet e raportit të Komisionit Hetimor, ku kreu i shtetit akuzohet se ka shkelur 16 nene të kushtetutës dhe më pas të shprehet me votë nëse ai duhet të ndërpresë mandatin, i cili i përfundon në 24 korrik 2022.
 
“Iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje nga ana e kreut të shtetit.”,- deklaroi Taulant Balla nga PS.
 
Në rast se Kuvendi voton pro shkarkimit te Metës, vendimi brenda 5 ditëve i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila ka tre muaj kohë për të vendosur nëse do shqyrtoje ose jo çështjen. Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta ka të drejtë të qëndrojë në zyrën e kreut të shtetit.
 
LULJETA NDOKA