Botë
Nigeri, rrëmbehen 150 nxënës nga shkolla islamike
31.05.2021 19:11
Një bandë e armatosur ka rrëmbyer rreth 150 nxënës nga një shkollë islamike në shkollën islamike Salihu Tanko në Nigeri....

Një bandë e armatosur ka rrëmbyer rreth 150 nxënës nga një shkollë islamike në shkollën islamike Salihu Tanko në Nigeri.
Zëdhënësi i policisë tha se nxënësit janë të moshës midis shtatë dhe 15 vjeç. Një person u qëllua për vdekje gjatë sulmit dhe një tjetër u plagos rëndë, thanë nga policia. Më pas, 11 nga fëmijët e rrëmbyer u lanë të lirë nga personat e armatosur sepse ishin "shumë të vegjël dhe nuk mund të ecnin". Grupet e armatosura që kryejnë rrëmbime për shpërblim monetar janë fajësuar për një seri sulmesh në shkolla dhe universitete në Nigerinë veriore muajt e fundit, duke rrëmbyer më shumë se 700 nxënës që nga muaji dhjetor, i vitit të kaluar.
