Botë
Turqi, arrestohet dhe ekstradohet nipi i Gylenit
31.05.2021 19:34
Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, arrestuan e riatdhesuan nipin e Fethullah Gulen...

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, arrestuan e riatdhesuan nipin e Fethullah Gulen, rivalit të madh të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Selahaddin Gulen akuzohet se i përket “organizatës terroriste FETO”, siç e quan Ankaraja lëvizjen e Fethullah Gulenit. Agjencia e lajmeve shtetërore turke Anadolu njoftoi se Selahaddin Gulen u soll në Turqi, pa precizuar se në cilin shtet është arrestuar por vetëm me sqarimin se arrestimi dhe riatdhesimi u bë në marrëveshje me shtetin ku jetonte.
Ankaraja akuzon Fethullah Gulenin për organizimin e grushti shtetit të dështuar në 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gylenin, i cili nuk ka pranuar asnjëherë që të ketë pasur gisht në grushtin e shtetit.
