Botë

U përplas me armë me policinë, arrestohet pas 48 orësh ndjekje 29-vjeçari

31.05.2021 20:13

Një ish-ushtar i armatosur në arrati në Francën jug-perëndimore është arrestuar...

Një ish-ushtar i armatosur në arrati në Francën jug-perëndimore është arrestuar nga policia pas një ndjekje 48-orëshe.

29-vjeçari Terry Dupin, ishte arratisur në një pyll pasi qëlloi mbi oficerët të shtunën.
 
Ai u plagos gjatë një përleshje me një skuadër të forcave speciale dhe u mor në paraburgim.
 
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ai ishte "neutralizuar" dhe falënderoi policinë për kapjen e tij.
 
I dyshuari, i cili ishte i dënuar me të kaluarën për dhunën në familje, u arratis në pyjet përreth i armatosur me një thikë dhe një pushkë gjahu me rreze të gjatë, tha policia.
 
Më shumë se 300 oficerë, katër automjete të blinduara dhe një helikopter policie u vendosën për të krehur zonën ku fshihej i riu.
 
Ndërkohë sipas mediave të huaja rreth 1,800 banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë, për shkak se personi në kërkim përbënte rrezik të lartë.