Sot pritet vendimi i qeverisë për lehtësimin e masave
Prej sot qeveria duhet edhe zyrtarisht të sjellë vendimin....

Prej sot qeveria duhet edhe zyrtarisht të sjellë vendimin për lehtësimin e masave anti Covid.
Pas lehtësimit të masave, në rrugë do të dalim pa maska, por maskat do të duhet të mbahen në ambioente të mbyllura dhe në transportin publik. Edhe në lokale mund të shkojmë në grupe prej 6 vetash, mund të ndjekim me distancë ndeshjet e ekipit të zemrës në stadium e më e rëndësishmja, mund të organizojmë dasma me 100 të ftuar. Ora policore mbetet në fuqi.
Lehtësimi i masave vjen pas rënies së ndjeshme të infektimeve të reja . Dje u regjistruan vetëm 3 infektime të reja e 45 të shëruar. Është ulur ndërkohë ndjeshëm edhe numri i fataliteteve, megjithatë 5 qytetarë fatkeqsisht nuk arritën të fitojnë betejën Kovid.
Për shkak të mungesave të vaksinave, në shumicën e pikave të vaksinimit kryhet vetëm rivaksinim i atyre që kanë pranuar dozën e parë. Në dispozicion për momentin janë më pak se 5 mijë vaksina për dozën e parë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha dje se janë në pritje të sasive shtesë të vaksinave, këtë javë 70 mijë doza si donacion nga Bullgaria e Greqia dhe së shpejti dhe një sasi e re me Sinovaksin kinez.
