Palmer dhe Lajçak në Kosovë, SHBA dhe BE bashkëpunim të ngushtë për dialogun
Në Kosovë po qëndrojnë zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit....

Në Kosovë po qëndrojnë zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Mattheu Palmer dhe përfaqësuesi i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Vizita e tyre është vazhdë e përpjekjeve për t’i dhënë shtysë rifillimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për Ballkanin Perëndimor.
Opozita ka kërkuar një përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialog. Pritshmëria e tyre është që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjelltë.
Edhe pse u paralajmëruan takime të ndara, Palmer dhe Lajçak, shkuan bashkarisht në takimin me presidenten e KOsovës, Vjosa Osmani. U takuan edhe me Kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesit e minirotieteve.
Vizita e tyre duket se synon përgatitjen e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, që mund të ndodhë diku nga mesi i muajit qershor. Mesazhet dhënë autoriteteve në Prishtinë, do t’i shpalosin në pres konferencën e së martës.
