Peruja rishikon shifrat e pandemisë, bëhet vendi me vdekshmërinë më të lartë
01.06.2021 11:19
Peruja ka dyfishuar numrin e vdekjeve nga Covid-19....

Peruja ka dyfishuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 pas një ri analizimi të bërë në kohët e fundit, duke u kthyer në vendin me normën më të lartë të vdekjeve në botë për frymë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Numri zyrtar i të vdekurve nga pandemia në Peru tani ka arritur në 180 mijë, nga 69 mijë e 342 që ishte më herët.
Numri u rrit pas konsultimeve me ekspertët peruanë dhe ndërkombëtarë, në përputhje me të ashtuquajturat shifra të “vdekjeve të tepërta”.
Vdekjet e tepërta janë përllogaritje e asaj se sa njerëz po vdesin më shumë krahasuar me vitet e mëparshme.
