Maqedoni
Covid-19, shifrat ulen, shumë vende lehtësojnë masat
01.06.2021 18:27
Në Indi kanë filluar të ulen shifrat Kovid, megjithatë numrat e infektimeve të reja dhe fataliteteve vazhdojnë të jenë të larta....

Në Indi kanë filluar të ulen shifrat Kovid, megjithatë numrat e infektimeve të reja dhe fataliteteve vazhdojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan për 3.128 të vdekur dhe 152.734 raste të reja në 24 orë, shifër megjithatë më e ulëta në 50 ditët e fundit.
Peruja ka dyfish më shumë vdekjeve nga Covid-19 nga sa kishte lajmëruar më parë. Numri zyrtar i të vdekurve në Peru tani ka arritur në 180 mijë, nga 69 mijë e 342 që ishte njoftuar më herët, pas një rillogaritjeje të re nga autoritetet.
Izraeli ka pasur një ndër fushatat më të mira në vaksinimit në botë. Autoritetet atje kanë urdhëruar hapjen normale të institucioneve . Mbetet megjithatë obligimi për mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura dhe udhëtimet nga shumë vende drejt Izraelit.
Edhe Turqia lehtëson më tej masat anti Covid, përfshirë zgjatjen e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Vazhdon izolimi i plotë nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes. Turqia I hoqi të gjitha kufizimet në mars, por bëri një hap prapa në prill, kur rastet ditore shkuan në mbi 60 mijë, duke e pozicionuar Turqinë të dytën në rang global. Me një popullsi prej 84 milionë banorësh, Turqia regjistroi 6493 raste të reja në 24 orët e fundit.
Rumania dhe Italia fillojnë me vaksinimin e adoleshentëve kundër virusit korona, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Europian që e hedhin një hap të tillë. Vetëm një ditë më parë, KE-ja miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart. Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët mbi 12 vjeç.
GAZMEND REXHEPI
GAZETAR:
GAZMEND REXHEPI
