Maqedoni
Raporti i Komitetit të Helsinkit: Assesi të ulet numri i viktimave nga urrejtja
01.06.2021 17:09
Numri në rritje i krimit nga urrejtja edhe më tej vazhdon të jetë i lartë në RMV....

Numri në rritje i krimit nga urrejtja edhe më tej vazhdon të jetë i lartë në RMV. Komiteti i Helsinkit ka regjistruar 104 incidente të cilat janë apostrofuar në raportin vjetor. Numri më i madh i krimit nga urrejtja është shënuar në bazë etnike dhe politike.
"Incidentet janë regjistruar pas paraqitjes së tyre në media ose MPB. 37 incidente janë vërtetuar ndërsa 67 janë në vërtetim e sipër. Numri më i madh i rasteve të pazgjidhura janë drejtpërdrejt të lidhura nga motivacioni etnik i përkatësisë së viktimës."
Gjatë vitit të kaluar më së shumti janë regjistruar krime në baza etnike, 76 në numër dhe nga përkatësia politike, 12 raste. Në 5 krime nga urrejtja target kanë qenë migrantët ose refugjatët si rezultat i statusit të tyre. Motiv i 4 incidenteve ka qenë kombësia e ndryshme. 3 incidente kanë ndodhur si rezultat i bindjeve religjioze ndërsa dy incidente janë motivuar nga orientimi seksual.
Në veprat penale dominojnë dhuna, lëndimet trupore, nxitja e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.
"Viktimat dhe kryerës të veprave më së shpeshti kanë qenë persona të rinj dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike. Rastet më të shpeshta të incidenteve janë kryer si rezultat i përcaktimeve dhe bindjeve politike",- thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
