Maqedoni

1 qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, pandemia pamundësoi manifestimet tradicionale

01.06.2021 17:50

Edhe këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve - 1 qershori, u shënua pa aktivitetet e zakonshme shkollore....

Edhe këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve  - 1 qershori,  u shënua pa aktivitetet e zakonshme shkollore. Është viti i dytë që pandemia pamundëson manifestime të tilla, nuk lejon grumbullime dhe nuk mund të dëgjohen mesazhet e zakonshme të fëmijëve për lumturi dhe jetë më të mirë dhe mesazhet e të rriturve që kërkojnë të ndalohet dhuna dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Ajo që u analizua në këtë ditë ishin efektet negative të pandemisë tek fëmijët, analizë kjo që u rikujtoi autoritetet se Covid-19 ka ndikuar për keq edhe tek më të vegjlit tanë, sidomos në shëndetin e tyre mendor të tyre. Sa është ky dëm do të tregojë koha dhe analizat që janë duke u bërë, thanë ekspertët. Apelojnë për kujdesje më të madhe institucionale. 
 
“Edhe pse Qeveria realizoi 6 pako ekonomike, që kishin për qëllim të zbusin pasojat sociale-ekonomike, fëmijët rrallë ishin të përfshirë në këto pako. E gjithë kjo u reflektua edhe në buxhetin e përgjithshëm të shtetit për vitin e kaluar ku edhe pse shpenzimet e përgjithshme ishin në rritje, programet për fëmijët evidentuan ulje të tyre. Në të shumtën e rasteve fëmijët ishin të mbrojtur në mënyrë indirekte, duke mbrojtur shpenzimet, por e gjithë kjo  nga ana tjetër tregoi se sistemi i shtetit në kohë pandemie do të  duhet mbrojtur fëmijët më të rrezikuar.”,- tha drejtoresha e “Finance Think”, Bllagica Petreski.
 
“Qëllimi i këtij studimi dhe këtyre ngjarjeve është që të shohim se në cilën formë dhe mënyrë pandemia ka ndikuar në jetën e fëmijëve tanë. Kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar, për të bërë rekonstruim dhe për të gjetur zgjidhjen më e mirë për të ardhmen e fëmijëve.”,- u shpreh përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Dixhovani.
 
Pandemia dhe shëndeti mental, OJQ: Pasojat te fëmijët ende duhen analizuar
 
Sipas informacioneve të OJQ-ve, 1% e fëmijëve tek ne janë infektuar me Kovid-19, por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë vdekje të tyre. Studimet fillestare të të dy organizatave treguan se prej momentit të “shpërthimit” të pandemisë е deri më tani tek ne regjistrohet rritje drastike e numrit të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve. 
 
REXHEP QAMILI