Maqedoni

Ndihma makroekonomike e BE-së, 80 milion euro ndihmë për RMV-në

01.06.2021 18:11

Komisioni Evropian njoftoi se sot do të dërgohen paratë e premtuara për ndihmën makroekonomike për Maqedoninë e Veriut...

Komisioni Evropian njoftoi se sot do të dërgohen paratë e premtuara për ndihmën makroekonomike për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Tunizinë. Nga tre miliardë eurot për asistencë në makroekonomike për vendet fqinje të BE-së, Komisioni Evropian sot do të dërgojë 80 milionë euro në RMV, 50 milionë për Kosovën, 30 për Malin e Zi si dhe 300 milionë për Tunizinë. Për Maqedoninë e Veriut, ky është donacion i dytë dhe i fundit nga 160 milionët e parapara.
 
Komisioni Evropian po ashtu njoftoi se vendi i ka përmbushur kushtet për lëshimin e transhës së fundit, i cili përfshinte përforcimin e qeverisjes fiskale dhe transparencën, luftimin e korrupsionit, përmirësimin e mbikëqyrjes së sektorit financiar si dhe klimën e biznesit dhe përballjen me papunësinë e të rinjve. Eurokomisari për ekonomi, Paolo Gentiloni, e vlerëson lëshimin e ndihmës si “hap konkret” në luftën kundër virusit Korona dhe pasojave të tij. Premtoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar të ndihmojë në këto kohë të vështira.