Afganistan, së paku 10 civilë vriten në dy sulme
02.06.2021 11:36
Së paku dhjetë civilë u vranë...

Së paku dhjetë civilë u vranë në dy shpërthime në pjesën perëndimore të Kabulit, thanë zyrtarët afganë të sigurisë.
Katërmbëdhjetë të tjerë u plagosën në disa shpërthime të tjera, që goditën dy minibusë, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Ferdows Faramarz.
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup. Por, edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Afganistan.
Në fillim të muajit maj, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.
