Lypësit në Strugë shqetësim, Komuna е Strugës: Do të fillojmë t’i largojmë

02.06.2021 13:57

Me ardhjen e verës dhe hapjen e sezonit turistik...

Me ardhjen e verës dhe hapjen e sezonit turistik, qyteti i Strugës gjithmonë pushtohet nga lypësit. I madh është numri i grave dhe fëmijëve të cilët shtrojnë dorën për lëmoshë, gjë e cila shqetëson qytetarët por edhe turistët të cilëve u prishet rehatia dhe qetësia gjatë pushimit.

Komuna e Strugës së bashku me Entin për Punë dhe Politikë Sociale në koordinim edhe me policinë, planifikojnë t’i largojnë lypësit nga qyteti.

Nga komuna thonë se personat që dalin të lypin do të dënohen e më pas të deportohen në vendet nga vijnë.

“Mendojmë se do të marim një aktivitet më të madh, të gjithë institucionet relevante të Strugës, pronotuam edhe një vend qëndrimi me ushqim të thjeshtë për ato 24 orë sa ligji e lejon që të mbahen të zënë ato persona dhe kështu në një far mënyre të depërtohen, respektivisht të dënohen dhe të merren masa adekuate të parapara me ligj.” – tha Kryetari i Komunws sw Strugws, Ramiz Merko.

Nga komuna thonë se në Strugë nuk ka familje lypësish, ndërsa ata që shtrijnë dorën në qytet vijnë nga qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut dhe një pjesë edhe nga Shqipëria.

“Mund të them hapur se asnjë, nga përkatësia shqiptare, maqedone, turke, as n ga përkatësia egjiptiane dhe rome nuk ka lypsar, nuk ka asnjë lypsar, kemi problem pikërisht me qytetarë që vijnë nga Maqedonia lindore, Maqedonia e mesme por edhe nga Shqipëria.” – u shpreh Kryetari i Komunws sw Strugws, Ramiz Merko.

Humaniteti në Strugë është shumë i madh, shpesh shihen qytetarë që u japin të holla fëmijëve dhe grave që lypin. Nga komuna e Strugës apelojnë qytetarët dhe mërgimtarët që vijnë në vendin tonë, të mos u japin të holla, sepse konsiderojnë se ky është biznes dhe nëse lypësit nuk marrin të holla, numri i tyre do të zvogëlohet. (Ilmie Zhaku, TVM2)