Pajisjet biometrike për gjurmët e gishtërinjve, KShZ shpall tender të ri prej 12 milionë eurosh

02.06.2021 14:17

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli tender të ri për pajisjet biometrike për gjurmët e gishtërinjve  të votuesve, që duhet të përdoren në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Vlera e furnizimit është rreth 12 milionë euro.

Tenderi paraprak i hapur në maj,  u anulua të premten, pasi KSHZ kapi një gabim në specifikim. 

Më konkretisht, në vend të kërkohej firmë që do të siguronte aparaturat për identifikimin biometrik të votuesve, të thirrjen e tenderit kërkohej identifikimi elektronik. Nga KSHZ shpresojnë që procedura tenderuese të përfundojë deri në gjysmën e dytë të korrikut dhe nuk do të ketë nevojë për anulim të zgjedhjeve lokale.

Pas furnizimit me pajisjet biometrike për gjurmët e gishtërinjve, aparatura duhet të implementohet e duhet të bëhet edhe trajnimi I atyre që do e përdorin.

Sipas llogaritjeve të KSHZ-së dhe numrit të vendvotimeve, do të duhet të sigurohen rreth 400 mijë terminale.