Maqedoni
“Fustani i kuq më shkon shumë”, punonjësit seksualë: Puna jonë është profesion
02.06.2021 16:08
Punonjësit seksualë kërkojnë pranimin e punës së tyre si profesion....
Punonjësit seksualë kërkojnë pranimin e punës së tyre si profesion. Ata, bashkë me shoqatat që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara dhe aktivistët, apeluan për nevojën e menjëhershme të respektimit të të drejtave të tyre në çdo sferë. Në parkun e qytetit u shënua sot 2 qershori - Dita Ndërkombëtare e punëtorëve seksualë, nën moton “Fustani i kuq më shkon shumë”.
“Punonjësit seksual të cilët vullnetarisht kanë vendosur të merren me punë seksuale me krenari e mbajnë fustanin e kuq si simbol i dashurisë, seksipilitetit, por edhe në shenjë revolte, me të cilën duan të tregojnë se duan të pranohen njësoj si qytetarët tjerë.”,- tha drejtoresha e HOPS, Hajdi Shterjova Simonoviq.
“Pranimi i punës seksuale si profesion, i cili është përzgjedhje e lirë, me atë që të bëhet pjesë e tregut të punës, punëtorët seksual kërkojnë trajtim të drejtë nga ana e punëtorëve shëndetësor, social, policisë dhe institucioneve tjera.”,- theksoi aktivistja e “STAR-STAR”, Jagoda Mitevska.
“Dekriminalizimi është modeli i vetëm i cili do të mundësojë respektimin e të drejtave të punonjësve seksual, qasje më të mirë deri të shërbimet shëndetësore dhe sociale, si dhe përfshirjen e punës seksuale në ekonominë formale, me çka këta punëtorë do të fitojnë të drejta për punë.”,- theksoi këshilltarja nga Kolalicioni, Margini Dragana Drndarevska.
Sipas tyre, nga dekriminalizimi përfitojnë të gjithë, në veçanti në parandalimin e dhunës, varfërisë, pabarazinë sociale si dhe trafikim e njerëzve. Në botë kjo ditë shënohet që nga viti 1975 kur 100 punëtorë seksual kishin rrethuan kishën “Shën Nizier” në Lion të Francës në kërkim të të drejtave të tyre.
LEUNORA KALIQI
