Maqedoni
Mungojnë vaksinat, në Poliklinikën e Çairit bëhet vetëm rivaksinimi
02.06.2021 16:20
Në Poliklinikën e Çairit ka mungesë të vaksinave anti Covid.....

Në Poliklinikën e Çairit ka mungesë të vaksinave anti Covid. Atje për momentin po bëhet vetëm rivaksinimin e qytetarëve me vaksinën “Sinofarm”. Ekipi i TVM gjeti atje qytetar që kishin pranuar dozën e dytë me “Sinofarm”.
“Po sapo jam vaksinuar me dozën e dytë. Nuk kemi pasur asnjë problem, jemi vaksinuar me “Sinofarm”.”,- tha një qytetar.
“Kam pranuar dozën e dytë të vaksinës. Jam vaksinuar me vaksinën kineze shpresoj t’ia kaloj mirë edhe me dozën e dytë, sepse me dozën e parë kemi qenë shkëlqyeshëm.”,- u shpreh një qytetar.
Mjekët janë në pritje të vaksinave e thonë se numri i qytetarëve që presin dozën e parë, është i madh.
“Në Poliklinikën e Çairit vaksinimi rrjedh në rregull nga ora 8 e mëngjesit. Terminet respektohen deri në mbrëmje dhe punohet në dy ndërrime. Për momentin jemi duke vaksinuar vetëm me “Sinofarm” rivaksina. Ndërsa për dozën e parë i presim, për momentin vetëm me rivaksinim “Sinofarm”.”,- tha mjekja, Albina Bektashi Qerimi.
Vaksinat i presin edhe autoritetet e larta shëndetësore. Një ditë më parë ministri Filipçe konfirmoi se nuk ka data të sakta se kur mund të arrijnë dozat e kontraktuara për vaksinat “Sputnik” dhe “Sinovak”. Këtë javë pritet donacion prej 50 mijë dozave nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia. Sipas të gjitha gjasave do të jenë vaksina të “AstraZeneka”, por as kjo nuk dihet me siguri. Sapo vaksinat të arrijnë do t’u shpërndahen të gjitha punktet e vaksinimit në vend.
REJHANE BUSHI METAJ
