Maqedoni

Rumen Radev: Shkupi të plotësojë kushtet, duam garanci

02.06.2021 16:33

Për zgjerim të BE-së me Maqedoninë e Veriut Bullgaria duhet të sigurojë disa garanci...

Për zgjerim të BE-së me Maqedoninë e Veriut Bullgaria duhet të sigurojë disa garanci, ndërkaq presidenca portugeze mund të ndihmojë në gjetjen e qasjes konstruktive, qasje që duhet të mbështetet në respektimin e qëndrimeve dhe problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Kështu ka deklaruar presidenti bullgar Radev pas takimi të tij me presidentin e Portugalisë, Marselo de Souza. Në raport me Shkupin, Radev ka ritheksuar nevojën për kthimin e besimit mes dy vendeve, ndërkohë tha se Shkupi para vetes ka një listë kushtesh që duhet plotësuar në drejtim të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare.
 
“Qasja portugeze duhet të bazohet në respektimin e qëndrimeve, pozicioneve dhe problemeve të shteteve për të cilat flasim. Në bazë të kësaj qasjeje shoh hapje të perspektivës  për vazhdim intensiv të dialogut, për zhvillim të udhërrëfyesve adekuat, dokumenteve adekuate dhe raporteve në të gjitha strukturat të cilat do të na jepnin garancitë, që të bindemi se procesi i zgjerimit do të jetë efikas, stabil dhe i pakthyeshëm.”,- tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Kryeministri Zaev rithekson se me BE-në nuk do të ketë negociata me kusht të identitetit dhe gjuhës maqedonase, ndërsa nga Bullgaria kërkon të sillet me principe evropiane dhe të jetë bartëse e euro-integrimit të Ballkanit Perëndimor. Oferta portugeze është kreative dhe investimeve për Shkupin dhe Sofjen, thotë Zaev, por mbetet i rezervuar për fjalën e fundit që do ta ketë qeveria bullgare në samitin e KE-së në fund të muajit. 
 
“Nën mbrojtjen e gjuhës dhe identiteti maqedonas  do të gjendet zgjidhje përfundimtare që të bëjmë një hap të këtij do të thosha "gjysmë hapi", sepse vendim kemi nga marsi i vitit të kaluar dhe presim konferencën ndër-qeveritare që të fillojë screaning-u dhe të bëhemi gati për kapitujt e parë.. Dyert e historisë duhet ti mbyllim pak  nga aspekti i dhënies shansi të ardhmes, sepse do të krijohet shkuja dhe do të fryjë të tashmen. Më vjen keq se tani kemi qeveri teknike dhe jo politike që të mbajë përgjegjësi dhe për këtë jemi me rezervë nëse do të ketë vendim, por ne duhet të punojmë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev sërish e quan BE-në "borxhli" për pamundësinë e saj politike për të vazhduar me zgjerimin e unionit me vendet aspirante të rajonit, sidomos ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila pret para dyerve të BE-së plot 16 vite.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU