Maqedoni
Kontrabandonin emigrantë, zbulohet grupi, gjashtë persona të arrestuar, tre në kërkim
02.06.2021 16:42
Gjashtë persona të arrestuar dhe tre në kërkim. Ky është bilanci i operacionit të MPB-së...

Gjashtë persona të arrestuar dhe tre në kërkim. Ky është bilanci i operacionit të MPB-së të ndërmarrë mëngjesin e së mërkurës për shkatërrimin e grupit të organizuar kriminal për kontrabandë me migrantë. Aksioni nën udhëheqjen e Prokuroritë nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është realizuar në 11 lokacione.
“Grupi kriminal, i cili vepronte nën një hierarki të rreptë, drejtohej nga një 33 vjeçar nga Velesi. Ai së bashku me dy persona me origjinë nga Lindja e Mesme, kanë organizuar grup kriminal në vendin tonë dhe për kontrabandim të migrantëve. Emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Siria, Bangladeshi dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme janë transferuan në mënyrë të paligjshme nga Republika e Greqisë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Mjetet për transportin e migrantëve, nga 500 deri 700 euro për person, janë paguar përmes agjentëve për transferim të shpejt të parave ose pagesave të gatshme.”,- u tha Prokuroria Themelore Publike.
Nga Prokuroria njoftojnë se grupi gjatë kontrabandës, ka shfrytëzuar kalime të paligjshme duke shfrytëzuar "Kufijtë e gjelbër" që janë në afërsi të Gjevgjelisë, Strumicës dhe Demir Kapisë, dhe prej andej në mënyrë të koordinuar me automjete transportuese i kanë dërguar në rajonin e Likovës ku edhe janë strehuar përkohësisht migrantët. Gjatë ditës prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike pas pranimit të kallëzimeve penale, në përputhje me kompetencat e tij të procedurës do të paraqesë propozimin për paraburgim të të dyshuarve.
ZEKIRJA MEXHITI
