Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Zaev: As që mendojmë, shumica do të zgjerohet

02.06.2021 17:14

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare....

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Edhe pse kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, thotë se opozita punon për sigurimin e shumicës së re në Kuvend, Zaev është kategorik se të vetmet numra që duan të rriten në shtëpinë ligjdhënëse, janë ato të maxhorancës. Mbetet në qëndrimin se kjo Qeveri duhet të ketë mandat katërvjeçar pasi punon për mirëqenien e shtetit dhe qytetarëve.

 
“Unë me përgjegjësi pohoj se shumica parlamentare mund të rritet, jo të bjerë. Do të përpiqem ta shpjegoj atë në mënyrën më të thjeshtë, analizoni  politikat e ndjekura nga qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe politikat e opozitares VMRO-DPMNE. Kjo është baza nëse do të ketë migrim të deputetëve nga e majta në të djathtë apo nga e djathta në të majtë… Kundërshtari im i parë Hristijan Mickoski, as “V" nga Veriu në emrin kushtetues nuk përdor, mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse drejton  vendin. Dhe pse të shkojmë në zgjedhje parlamentare? A nuk është e nevojshme të çohet në fund  një mandat katër vjeçar. Të gjitha këto politika që ne po zbatojmë me vite, Marrëveshja me Bullgarinë, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Marrëveshja me Greqinë, anëtarësimi në NATO - të gjitha janë për  një standard më të lartë ekonomik dhe një cilësie më të mirë të jetës të qytetarëve.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zgjedhjet Lokale, Zaev: Koalicione pse jo, ende asgjë konkrete
 
Nuk specifikoi ndërkohë nëse ka bisedime konkrete për koalicionime për zgjedhjet lokale edhe pse nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, pa precizuar nëse bëhet fjalë për raundin e parë apo të dytë. 
 
“Zgjedhjet lokale janë të ndryshme nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, por ne kemi pasur koalicione në këto zgjedhje dhe pse,  të mos kemi në zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet presidenciale në 2019, ne kemi formuar koalicionin më të madh. Bëmë të njëjtën gjë në zgjedhjet parlamentare. Besoj se mundemi, sepse forca qëndron te bashkimi Ne do të formojmë koalicione, pyetja është nëse ato do të jenë dhe sa të gjëra në raundin e parë dhe sa në raundin e dytë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
 
Sipas Zaevit, koalicionet do të varen nëse partitë më të vogla pranojnë kandidatët e LSDM-së ose anasjelltas në disa komuna, por kjo mbetet të shihet.

FLUTURA LATIFI