Maqedoni
Covid-19, 6 viktima, 43 raste të reja e 48 të shëruar
02.06.2021 18:10
Teksa të hënën iu gëzuam shifrave tejet të ulëta të infektimeve Covid...

Teksa të hënën iu gëzuam shifrave tejet të ulëta të infektimeve Covid, sot vërehet një rritje e lehtë e tyre e cila shpresojmë të mos kthehet në trend vazhdues. Nga 3.007 teste të bëra në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19, 24 prej të cilëve vetëm në Shkup. Kur u mësuam që numri i të shëruarve të tejkalonte shumëfish atë të të infektuarve të rinj, në këto 24 orë të shëruarit janë vetëm 5 më shumë se të infektuarit pra gjithsej 48.
Edhe në këto 24 orë, 6 pacientë nuk arritën të fitojnë betejën kovid, numër ky që gjithsesi është I ulët krahasuar me ditët paraprake. gjatë në mbarë vendin të kryera. Aktualisht në vend ka 1.070 raste aktive, 444 prej të cilave vetëm në Shkup, 108 në Kumanovë dhe në qytetet e tjera shifrat janë dyshifrore ose deri 1 pacient. Vetëm tre qytete nuk kanë asnjë rast aktiv.
