Maqedoni
Opajë- Likovë, përurohet salla e re sporteve
02.06.2021 19:42
Shkolla Fillore “7 Marsi“ nga fshati Opajë i Likovës, u bë me Sallë bashkëkohore sporteve...

Shkolla Fillore “7 Marsi“ nga fshati Opajë i Likovës, u bë me Sallë bashkëkohore sporteve, përurimi i së cilës solemnisht u bë pasditën e së martës. Me këtë sallë krijohen kushte bashkëkohore për zhvillimin e lëndës së edukatës fizike, por edhe për aktivitetet e klubeve të ndryshme sportive të kësaj zone.
“Një ëndër që na u bë realitet, shpresojmë që nga ky tempull i edukatës fizike të dalin shumë talentë, sportistë të fshatit tonë e që do të na përfaqësojnë”, tha mes tjerash, Besnik Ibrahimi, drejtor i sh.f. “7 marsi”, Opjaë.
“Bashkarisht me pushtetin qëndrorë arritëm që ta bëjmë gurthemelin dhe ja sot arritëm që falë kontributit të të gjithëve ta lëshojmë në përdorim këtë palestër sportive, synim i komunës së Likovës është arsimim sa më cilësor”, tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.
“Edhe në të ardhmen do të bëhen inverstime të rëndësishme në të gjitha sferat shoqërore me qëllim të arrijmë ato standarde të cilat ne i dëshirojmë”, tha mes tjerash, Arbër Ademi, deputet i BDI-së.
“Nuk do të ndalemi vetëm këtu, jo më larg se dje dhe pardje, komuna e Likovës u shpërblye edhe me dy proekte të tjera nga pushteti qëndrorë dhe kjo bëhet falë bashkëpunimit të sinqertë dhe të drejtpërdrejt mes autoriteteve lokale dhe qeveritare”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.
“Të ndërtojmë edhe shumë e më shumë kushte, ashtu sic më tha edhe drejtori që kësaj shkolle i duhet krijuar standarde edhe më të mira, të ngriten edhe katet e tjera, drejtor ju nuk kërkoni të përmbysni, ju kërkoni të ngritni dhe keni të drejtë sepse ju kërkoni laps, dije, kulturë”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndërtmi i kësaj salle ka kushtuar mbi 24 milionë denarë, dhe është bërë është në kuadër të proektit për ndërtimin e 145 sallave sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
