BDI ndez motorët për lokalet, Ahmeti paralajmëron befasi të madhe me 5 qershor

03.06.2021 12:27

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje në Likovë....

Kryetari i BDI-së,  Ali Ahmeti dje në Likovë  ka nominuar kryetarin aktual, Erkan Arifi për kandidat edhe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke shënuar kështu edhe zyrtarisht fillimin e nominimeve për krerët e komunave nga kjo parti.

Edhe pse potencoi që tubimi i djeshëm për përurimin e sallës së 5 sportive në këtë komunë, nuk ëhstë tubim parazgjedhor, Ahmeti ka paralajmëroi një befasi të madhe të shtunën.

“Me 5 qershor përsëri familja jonë do të dalë me një platformë që fillimisht ashtu diskutabile dhe me debate të madh siç ishte “Kryeministri i parë shqiptar” edhe kjo platform do të ketë debat shumë të madh, por do ia lë 5 qershorit”, tha  Ahmeti.

Për rreth dy javë  tashmë, BDI  ka shpërndarë një foto të gjelbër me tre pika e në platformat sociale, e shoqëruar më pas me llogon “Diçka e mirë po vjen”, e kjo ka shtuar kureshtjen e opinionin se cfarë po përgatitet në kampin integrist.

Njësoj edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, BDI shpalli propozimin për Kryeministrin e parë shqiptar përmes parullës "Pse jo".