Kriza ekonomike nga “Covid 19”, BE në borxhe pa kufi edhe për 2022
Për shkak të krizës së Coronas....

Për shkak të krizës së Coronas, rregullat e stabilitetit për vendet anëtare të BE u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar.
Kjo situatë nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit 2022, njofton Dojce Ëele. Komisioni Evropian dëshiron t’i shfuqizojë rregullat e deficitit dhe borxheve për vendet anëtare të BE edhe në vitin e ardhshëm.
Kjo u njoftua nga Komisioni në Bruksel. Në bazë të parashikimit të fundit të Komisionit për koniunkturën ekonomike, Komisioni vendosi të bëjë një përjashtim përkatës edhe për vitin 2022.
Pritet që rregullat e deficitit dhe borxhit të rihyjnë në fuqi në vitin 2023.Rregullat evropiane për deficitet buxhetore dhe borxhi i përgjithshëm i vendeve anëtare u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar, për shkak të krizës së Coronas. Synimi me këtë hap ishte që qeveritë të kishin mundësi të stimulonin me programe ndihme ekonominë, pa pasur frikë për sanksione nga Brukseli.
Sidomos për vendet e zhytura në borxhe të thella, megjithatë, është e nevojshme “një përzierje e shëndetshme e shpenzimeve”, e cila përqendrohet në investime dhe “mban nën kontroll shpenzimet e tjera”.
Shkeljet zakonisht nga Brukseli shoqërohen me sanksione.
