MPB: Sistemi i dokumenteve personale prej më 11 deri më 15 qershor nuk do të jetë funksional

03.06.2021 14:23

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka informuar qytetarët se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale, nga 11 qershori 2021 duke filluar nga orën 16, deri në 15 qershor 2021 deri në orën 20:00, sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale në Shkup nuk do të jetë funksional.

Ministri Spasovski potencoi se tani pas lehtësimit të masave fluksi i punës është rritur dukshëm, por do ju dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe se nuk janë të vërteta pohimet se qytetarët po ballafaqohen me probleme në marrjen e termineve apo në tërheqjen e dokumenteve të identifikimit.

“Nëse lajmëroheni dhe terminin e parë ua japin në muajin korrik, ajo mund të caktohet dhe nuk ka asnjë pengesë për atë dhe nuk janë të sakta pohimet se nuk kemi formularë apo probleme të tjera të shtypjes. Por i vetmi fakt është se tani masat po lehtësohen dhe qarkullimi i qytetarëve është shtuar dukshëm dhe po vijnë shumë edhe ata të diasporës dhe po bëhet ndryshimi i dokumenteve të identifikimit. Prandaj në Shkup po punojmë në dy ndërrime, ndërsa shtypja apo prodhimi i dokumenteve nuk është problem.”,- deklaroi  ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Spasovski po ashtu u ndal edhe në gjendjen e emigrantëve, ku sipas tij, MPB nuk pret fluks të emigrantëve dhe policia është e gatshme të intervenon në tentimin e tyre për tu futë ilegalisht në vend.

Sipas tij, MPB ka krijuar një shtab operativ që nga muaji shtatorë i vitit të kaluar i cili merret vetëm me tentimin për kalime ilegale dhe ky shtab operativ ka dhënë efikasitet, ku vetëm gjatë javës së kaluar ka ndërprerë rreth 500 përpjekje për hyrje ilegale në vend. (Fitim Kryeziu, TVM2)