G7, të zgjerohet hyrja e vaksinave

03.06.2021 14:41

Në qytetin universitar të Oksfordit....

Në qytetin universitar të Oksfordit janë mbledhur ministrat e shëndetësisë të G7 ku po diskutohet për mbrojtjen e përbashkët kundër pandemive të ardhshme. Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit zhvilluan një vaksinë kundër Covid-19 së bashku me Kompaninë farmaceutike “AstraZeneca”.

Britania e Madhe është e shqetësuar për përhapjen e variantit delta të koronavirusit, zbuluar së pari në Indi.

“Ajo që është e nevojshme është mbikëqyrja më e mirë dhe bashkëpunimi më i fortë, veçanërisht në ndarjen e të dhënave dhe patogjenëve.”,- tha komisionerja europiane për shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Gjithashtu sekretari britanik i shëndetësisë tha se duhet të punohet që vaksinat të jenë të pranishme globalisht.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të zgjeruar hyrjen në vaksinat globalisht. Kontributi më i madh që mund të japim është të sigurohemi që, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që këto vaksina të jenë në dispozicion me kosto. Kjo është ajo që kemi bërë me vaksinën Oxford AstraZeneca dhe kjo është ajo që duhet të shohim më shumë. Kompanitë e tjera të vaksinave kanë bërë lëvizje në atë drejtim, si Pfizer, të cilat janë të mirëseardhura. Por në fund të fundit ne do të dalim nga kjo pandemi globale kur e gjithë bota të jetë në gjendje të dalë dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të punojmë së bashku me partnerët e G7 dhe të tjerët për t'u siguruar që ne mund të përfitojmë nga kjo së bashku.”,- theksoi sekretari i shtetit për shëndetin dhe kujdesin social, Matt Hancock.

Ndërsa numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 155 milionë. 3 vendet e para si SHBA indi dhe Brazili në botë me numrin më të lartë të rasteve ishin vendet ku më së shumti pacientë u shëruan.

Ndërkohë 13.643.293 persona në të gjithë botën janë ende duke marrë trajtim për COVID-19. Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në të gjithë botën shkoi në 3.706.682 numri i rasteve arriti në mbi 172 milion infektime. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)