Zaev: Qeveria teknike në Sofje, të inkurajohet

03.06.2021 16:01

Kryeministri, Zoran Zaev, thotë se qeveria teknike në Bullgari...

Kryeministri, Zoran Zaev, thotë se qeveria teknike në Bullgari ka legalitet kushtetues të sjellë vendime për çështjen maqedono-bullgare, gjersa në deklaratat paraprake theksonte se qeveria teknike në fqinjin lindor nuk ka fuqi juridike të ndërmarrë vendime me peshë të madhe politike.

Zaev mendon se ekzistojnë gjasat që në qershor të miratohet korniza negociuese dhe vendi të fillojë bisedimet, por gjithnjë me rezervë për fjalën e fundit të Sofjes në këtë problematikë dypalëshe. Nëse Bullgaria do të ketë garanci, atëherë do të kemi edhe ne, thotë Zaev.

Pritjet duhet të jenë me këmbë në tokë. Ka qeveri teknike dhe lehtë është të kuptohet por nuk është e pamundshme. Vjen edhe shtatori, sepse gushti shtatori do të ketë qeveri politike e cila mund të merr vendime. Poqese do të ishim dakorduar do të ishte shumë mirë. 16 vite kemi pritur për konferencën e parë ndërqeveritare të shkretë, dhe dy muaj nuk ndryshojnë asgjë, me rëndësi është nëse i bëjmë hapat e vërtetë. E dini marrëveshja vlen kur të dyja palët janë të kënaqur.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Mickovski: Pritni tradhtinë e radhës nga Buçkovski dhe Zaevi

Ndërkohë, kreu i opozitës maqedonase, Mickovski, paralajmëron për një tradhti të radhës mes përfaqësuesit special në Sofje Buçkovskit dhe kryeministrit Zaev.

“Buçkovski në Sofje, Zaev në Shkup, këto ditë po koordinojnë bisedime të fshehta ku ofrohet që deklaracioni i miratuar në parlamentin bullgar të bëhet pjesë e kornizës negociuese me Bashkimin Evropian. Një pjesë e dokumentit nga parlamenti bullgar është: kontestimi i gjenezës dhe veçorisë së gjuhës maqedonase, revidimi i historisë dhe periudha e luftës tonë antifashiste si dhe përvetësimi i figurave të historisë maqedonase.”,- theksoi kreu i opozitës maqedonase, Mickovski.

Kreu i opozitës maqedonase fton popullatën të pengojë politikat sekrete të kryeministrit Zaev, duke bërë thirrje për protesta masive, siç thotë ai, për të mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Ndërkohë, kryeministri Zaev në deklaratat e tij gjithmonë thekson se identiteti dhe gjuha maqedonase asnjëherë nuk do të jenë pjesë e negociatave, as me Bullgarinë dhe as me BE-në. (Nermin Mulaki Fejzullahu,   TVM2)