Futboll

Barcelona fiton në sekondën ndërsa Romakët të fortë për Interin

01.12.2014 10:00

Sergio Busquets ka shënuar pas 14 muajve për Barcelonën, derisa goli i tij i ka dhënë fitore tejet të rëndësishme ekipit katalonas për tre pikët e radhës...

Valencia e Shkodran Mustafit, që ka qenë për 90 minuta në fushë, ka qenë e pakalueshme për 90 minuta dhe momentet e humbura të ndeshjes. 
 
Mirëpo, disa sekonda para përfundimit të ndeshjes, me një krosim të mençur Lionel Messi ka gjetur Neymarin që ka parë topin e goditur me kokë të mbrojtur nga 3 metra prej portierit të Valencias, Diego Alves, ndërsa topin e dëbuar e nguliti në portë Busquets – që u bë hero i ndeshjes dhe ia solli tre pikë të vështira Luis Enriques.
 
Kjo ka qenë fitorja e dhjetë e Barcelonës në La Liga, derisa vazhdojnë të mbesin 2 pikë pas Real Madridit I cili është lider në radhitjen tabelare.  
 
Roma ka mposhtur Interin në derbin e natës në Serie A, mbrëmë. Ekipi i Rudi Garcias është treguar i fortë përballë atij të Roberto Mancinit. Sidoqoftë, Inter i bëri ballë romakëve deri në minutën e 57-të të ndeshjes, kur barazoi për herë të dytë në 2-2.
 
Mirëpo, pas kësaj në skenë doli boshnjaku Miralem Pjanic, që fundosi shpresat e Interit, e posaçërisht me golin e tij në momentet e fundit të takimit nga gjuajtja e lirë, për përfundimtaren 4-2.
 
Mancini mbetet edhe në ndeshjen e dytë pa fitore te Interi, prej se u rikthye në skuadër, derisa Roma vazhdon ndjekjen e Juventusit në krye të tabelës.