Avokati i Popullit: 656 persona jashtë evidencës amë të të lindurve

03.06.2021 17:58

Edhe pse të lindur dhe jetojnë këtu....

Edhe pse të lindur dhe jetojnë këtu, 656 qytetarë ende nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre për të regjistruar në librin amë të të lindurve si gjithë të tjerët. Këta qytetarë institucionet i llogarisin si “fantom” edhe përkundër faktit se tashmë dihet numri i të paevidentuarve në librat amë të të lindurve.

Ëndrra e tyre për të përfituar dokumentet e identifikimit ku ata do të gëzojnë shërbimet falas shëndetësore, të ndjekin procesin arsimor ose për t’u punësuar e shohin tek ndërmjetësimi i Avokatit të Popullit.

Prej 656 persona të quajtur si “fantom”, vetëm 211 kanë aplikuat për në librin e posaçëm amë që ua mundëson ligji përkatës, prej tyre vetëm 44 qytetarë kanë përfituar certifikatën e lindjes, të tjerët presin, ndërsa rreth 70% e të pa evidentuarve fare nuk kanë aplikuar.

“Kërkojmë përgjegjësi nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, pasi që regjistrimi i qytetarëve është nën kompetencat e kësaj drejtorie. Nëse ky organ shtetëror ka përgjegjësi dhe është i obliguar që të procedojë aplikimet e qytetarëve nga fillimi deri në fund, ai patjetër duhet të ketë kapacitete njerëzore, njohuri thelbësore për të implementuar ligjin në praktikë dhe për të senzibilizuar me qytetarët e paevidentuar në librin amë, duke e pasur parasysh gjithmonë ndjeshmërinë dhe gjendjen e tyre sociale.”,- deklaroi zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa.

Zëvendës avokatja e popullit, Bajramovska Mustafa, rekomandon që të shqyrtohet mundësia që afati për dorëzimin e kërkesës për regjistrim të vazhdohet edhe për një vit dhe ndaj këtyre kërkesave të qaset me përkushtim maksimal për të rregulluar statusin e të lindurve dhe të vdekurve pa dokumente.

Sipas informacioneve e Zyrës së Avokatit të Popullit diku rreth 60% i të paevidentuarve janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. (Rexhep Qamili, TVM2)