Ligji i Shtetësisë, ASH – AA akuzon bllokun maqedonas për bllokim

03.06.2021 18:04

Përpjekjet e partive opozitare maqedonase....

Përpjekjet e partive opozitare maqedonase për ta bllokuar Ligjin e Shtetësisë janë përpjekje klasike për mohimin e të drejtave të banorëve të cilët një kohë të gjatë nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, thonë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ata ftojnë që përfundimisht të gjendet zgjidhje për këtë problem.

“Kompromisi asnjëherë nuk është i mirëseardhur, është e dhimbshme në çdo situatë, por që ky ishte kompromisi ynë me qeverinë që me zgjidhje kalimtare të mundësohet marrja e statusit të shtetësisë për të gjithë ata që 30 vite enden në shtet.”,- tha Skender Rexhepi nga ASh-AA.

Deputetët e VMRO-DPMNE–së thonë se nuk janë kundër që të rregullohet statusi i shtetësisë i atyre që kanë lindur në vend, por sipas tyre duhet të respektohen konventat evropiane për shtetësi.

“Mund të shihni se numri i amendamenteve është zvogëluar në baza të ndryshme nga 8 në 7, nga 6 në 4 nga 3 në 1 e tjerë. Pastaj frikësohemi se janë në kundërshtim me nenin 28 dhe potencialisht i prishin edhe nenin 11 dhe 12 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.”,- theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Nga “E Majta” thonë se me fjalime të gjata në komision edhe më tutje do të bllokojnë miratimin e Ligjit për Shtetësi që sipas tyre është jokushtetues. (Gazmend Rexhepi, TVM2)