Nesër provimi i parë ekstern, maturantët në testin e gjuhës amtare
Nxënësit të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm...

Nxënësit të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm dhe janë paraqitur për maturën shtetërore, nesër do t’i nënshtrohen të njëjtit me fillim nga ora 10:00.
Nxënësit do të japin provim në gjuhë amtare, si provim obligativ për të gjithë, 15 mijë e 294 maturantë në këtë vit shkollor.
Sipas të dhënave nga Qendra e Provimeve Shtetërore, nga numri përgjithshëm i të paraqiturve, 7 mijë e 50 nxënës janë me gjimnaz të mbaruar, 7 mijë e 983 të tjerë kanë të mbaruar shkollimin e mesëm profesional dhe 261 nxënës të cilët do t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës kanë të mbaruar shkollim profesional nga shkencat e arteve.
Në provim për gjuhën amtare, kandidatë shqiptarë janë 4 mijë e 78 nxënës, në gjuhën maqedonase 10 mijë e 848 dhe në gjuhën turke provimit do t’i nënshtrohen 272 maturantë.
